Fiton 90.000 euro për një minutë në fushë!

Futboll

Fiton 90.000 euro për një minutë në fushë!

Më: 7 janar 2022 Në ora: 14:11
Fiton 90.000 euro për një minutë në fushë!

Gareth Bale mund të quhet “paraziti” më i madh i historisë së futbollit. Uellsiani fiton shifra të çmendura te Reali i Madridit dhe njëkohësisht është dështimi më i madh i madrilenëve.

Një minutë në fushën e lojës bën që Bale të fitojë 90 mijë euro. Deri tani, ka zhvilluar 193 minuta dhe statistikat e tij të parave janë të frikshme.

Por performanca në fushë lë shumë për të dëshiruar nga njeriu që dikur ishte transferimi më i madh i historisë së futbollit.

Të fitosh shumë para pa luajtur fare, vështirë se dikush do të dëshironte që të ndryshonte pozicionin e punës në një moment që fiton shumë pa u munduar. Madje edhe në ndeshjen e fundit ndaj Alcoyan, Bale ka qëndruar në stol dhe kjo flet shumë për gjendjen e tij.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat