Mauricio Pochettino mban postin e trajnerit të PSG-së prej 2 janarit të vitit të kaluar, dhe ky mund të jetë sezoni i fundit në kryeqytetin francez.
Trajneri argjentinas nuk ia ka dalë të fitojë besimin absolut të yjeve të skuadrës franceze dhe në Angli janë të sigurt që do të kthehet në Premier League.
The Sun shkruan se Pochettino po pret një telefonatë nga drejtuesit e Manchester United, aty ku gjermani Rangnick po përballet me kritika të forta.
Emri i Pochettinos është lidhur edhe në të kaluarën me një transferim në “Old Trafford”, ndërsa stoli i PSG-së do t’i besohet Zinedine Zidane.