Ainsley Cory Maintland-Niles është zyrtarisht futbollist i Romës në Serinë A.
Klubi verdhekuq mësohet se ka pranuar të paguajë 500 mijë euro për 24-vjeçarin, plus 500 mijë në formë bonusesh për huazimin e tij deri në përfundim të sezonit.
Në varësi të paraqitjeve të mesfushorit të qendrës, drejtuesit verdhekuq mund të bëjnë ofertë për blerjen e tij.
Zyrtar është edhe transferimi i Axel Tuanzebes te Napoli. Mbrojtësi anglez vjen nga Manchester United në formë huazimi deri përfundim të sezonit. Gjatë pjesës së parë të sezonit, ky lojtar ishte i huazuar tek Aston Villa.