Një karrierë e rëndësishme që në vitet e fundit e ka parë protagonist në majat e futbollit botëror.
Megjithatë, Sadio Mane do të ishte i gatshëm të hiqte dorë nga gjithçka ka arritur në nivel klubi për të fituar një trofe me Senegalin e tij.
Sulmuesi është gati të luajë Kupën e Afrikës dhe mendon se ka ardhur momenti ta marrë në shtëpi trofeun.
Duke folur për një reklamë të Neë Balance, Mane ka thënë:
“Në fëmijëri kam qenë i aftë me topin dhe më quanin Ballonbuwa, magjistari i topit.
Por unë kam qenë gjithmonë më shumë se një Gaynde (luan): i pamëshirshëm, shpërthyes, një gjuetar. Kam qenë një gjuetar gjatë gjithë karrierës sime, por nuk ka rëndësi sa pre kam kapur, jam akoma i uritur”.
Në lidhje me Kupën e Afrikës:
“Njerëzit e mi kanë pritur shumë për të fituar. Do të shkëmbeja gjithçka që kam për të fituar këtë trofe për ata. Ky është momenti im”.