Zbehen shpresat për Barcën

Futboll

Zbehen shpresat për Barcën

Më: 7 janar 2022 Në ora: 16:14
Cesar Azpilicueta

Objektivi i Barcelonës, Cesar Azpilicueta është një nga emrat më të përmendur këtë merkato.

Lojtari lidhet me një kalim të mundshëm te Barcelona, në kohën kur Chelsea është duke i ofruar një kontratë të re.

‘90min’ raporton se Cesar Azpilicueta vazhdon të shkojë drejt lojtarit të lirë, por Chelsea janë optimist se lojtari do të firmos kontratën e re.

Tash e një kohë të gjatë pjesë e ‘Bluve’, lojtari ka hezituar deri tani të vë firmën në kontratën e re.

Lojtari është pjesë e planeve të Thomas Tuchel, por problemet me kontrata te Chelsea shkojnë përtej Azpilicueta.

Edhe Christensen është në situatë të njëjtë dhe po ashtu është i kërkuar nga Barcelona. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat