Agjenti i yllit argjentinas zbarkon në Itali

Futboll

Agjenti i yllit argjentinas zbarkon në Itali

Më: 7 janar 2022 Në ora: 17:14
Julian Alvarez

Sipas raportimeve të shumta në Itali, agjenti i Julian Alvarez, Fernando Hidalgo, ka zbarkuar në Itali për të takuar Interin dhe Milanin.

Ylli i River Plate po konsiderohet si një nga lojtarët më me përspektivë në Argjentinë, pasi ka shënuar 18 gola në 21 ndeshje në ligë sezonin e kaluar.

21-vjeçari, kontrata aktuale e të cilit do të skadojë në fund të vitit (30 dhjetor 2022) kërkohet nga shumë klube kryesore të Evropës, duke përfshirë Juventusin, Interin dhe Milanin. Edhe Fiorentina po monitoron 21-vjeçarin.

Sipas ‘La Gazzetta dello Sport’ dhe ‘Sky Sport Italia’, Hidalgo, ish-agjenti i Hernan Crespos dhe ish-sulmuesi i Interit dhe Milanit, ka zbarkuar në Itali për t’u takuar me skuadrat milaneze.

Drejtori i Interit, Dario Baccin, e ka zbuluar personalisht sulmuesin në Argjentinë në fund të vitit 2021 dhe ka qenë në kontakt me agjentin e lojtarit për një kohë të gjatë.

Alvarez ka një klauzolë lirimi prej 20 milionë euro të përfshirë në kontratën e tij dhe agjenti i tij ka të ngjarë të fluturojë në Londër dhe Madrid në ditët në vijim për të takuar United dhe Atletico. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat