Chiellini del negativ pas tamponit të fundit!
Giorgio Chiellini e ka kaluar koronavirusin dhe tani është i gatshëm për Juventusin në ndeshjen e radhës kundër Romës në kampionat.
Gjasat janë, sipas mediave italiane, që kapiteni i bardhezinjve të mos aktivizohet në ndeshjen e kampionatit dhe t’i besohet sërish Ruganit.
Kështu Chiellini do të ishte gati për sfidën e 12 janarit, kundër Interit për finalen e Superkupës së Italisë.