Son Heung-min do të mungojë për pjesën tjetër të janarit për shkak të një dëmtimi muskulor, zbuloi trajneri i Tottenham, Antonio Conte në konferencën e tij për shtyp të premten.
Son, 29 vjeç, u zëvendësua gjatë pjesës së dytë të humbjes 2-0 të Spurs në Chelsea të mërkurën, dhe të enjten ai raportoi dhimbje muskulore të cilat tani janë skanuar.
Conte tha se ai pret që Son të mos jetë i disponueshëm deri në pushimin ndërkombëtar në fund të këtij muaji.
“Ne patëm një problem me Son gjatë ndeshjes kundër Chelsea-t”, tha Conte.
“Kundër Chelseat, bëra zëvendësimet së bashku të Lucas Moura dhe Son, jo për një dëmtim, por vetëm për t’u dhënë atyre 15 minuta pushim.
“Pastaj një ditë më pas, Son ndjeu pak dhimbje në muskulin e këmbës. Ai bëri një skanim dhe tani duhet të bëjmë vlerësimin e duhur nga mjekët.
“Ai ka një lëndim. Nuk e di, por me siguri do të qëndrojë pa seanca stërvitore deri në fund të këtij cikli, për pushimin ndërkombëtar”.
Ky pushim ndërkombëtar fillon të hënën, më 24 janar, dhe Son i Koresë së Jugut do të përballet me ndeshjet kualifikuese të Kupës së Botës kundër Libanit dhe Sirisë.
Conte tha më vonë për SpursTV se Son do të jetë jashtë për “dy javë”, duke sugjeruar se ai mund të kthehet ende në fund të këtij muaji.