Kieran Trippier është prezantuar sot te Newcastle, klub me të cilin firmosi një kontratë deri në verën e vitit 2024.
“Qymyrxhinjtë” do të paguajnë 12 milionë paund tek Atletico Madrid për kartonin e mbrojtësit të djathtë anglez.
Kampionët e Spanjës po kërkojnë për zëvendësuesin e Trippier dhe një nga emrat e përfolur është Elseid Hysaj.
TMW raporton se “Colchoneros” kanë filluar bisedimet me drejtuesit e Lazios për të arritur një akord në lidhje me mbrojtësin shkodran.
Hysaj u transferua verën e kaluar nga Napoli te Lazio si lojtar i lirë (23 ndeshje dhe 1 gol me bardhekaltrit), teksa ka rigjetur Maurizio Sarrin në kryeqytetin spanjoll.
Lojtari i kombëtares shqiptare mund të vijojë karrierën në La Liga, me Atleticon që ka shprehur interes për të edhe në të kaluarën.
Diego Simeone e pelqen shumë Hysajn, dhe drejtuesit e Atletico Madrid po negociojnë me Igli Taren për të transferuar 27-vjeçarin në “Wanda Metropolitana”.