Babai e afron me Milanin: I pëlqen Italia

Futboll

Babai e afron me Milanin: I pëlqen Italia

Më: 7 janar 2022 Në ora: 18:28
Babai e afron me Milanin: I pëlqen Italia

Milani e nisi me fitore vitin 2022. Kuqezinjtë mposhtën dje 3-1 Romën e Jose Mourinhos në “San Siro”, duke e shkurtuar në 1 pikë momentalisht diferencën me Interin kryesues.

Sfida e radhës në Serie A do të luhet në Venezia ditën e diel, ndërsa drejtuesit e nënkampionëve të Italisë janë fokusuar te gjetja e një qendërmbrojtësi në merkato.

Simon Kjaer ka mbyllur sezonin dhe Stefano Pioli pret ardhjen e një mbrojtës qendror. Sven Botman (Lille) ka rënë si pistë për momentin, për shkak të pretendimeve të larta të kampionëve të Francës.

Emri i fundit që lidhet me prapavijën e Milanit është Anel Ahmedhodzic. 22-vjeçari ka lindur në Suedi, është pjesë e Malmo dhe prej tetorit të vitit 2020 ka zgjedhur të luajë me Bosnjen, kombëtaren e origjinës së prindërve.

Paolo Maldini e pëlqen shumë lojtarin shtatlartë dhe ka nisur negociatat me kampionët e Suedisë. Disa klube të ndryshme po interesohen për Ahmedhodzic, por opsioni Milan është i preferuari sipas babait të tij.

“Garës për Anelin i është bashkuar edhe Milani mbrëmjen e djeshme. Ata kanë filluar të telefonojnë Malmon, por ka interesim edhe nga Brentford, një klub gjerman dhe dy klube franceze.

Qëllimi i Anelit është të shkojë në një ekip ku mund të luajë, të përmirësohet edhe më shumë dhe jo të përfundojë në pankinë. E pamë se çfarë ndodhi me Pjanic te Barcelona.

Nga ajo që kam kuptuar nga bisedat me të, unë mund të them që djali im preferon transferimin në Itali”, deklaroi babai i qendërmbrojtësit për Reprezentacija.ba.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat