Erald Çinari la Partizanin me shumë bujë verën e shkuar duke u transferuar në Turqi te Samsunspor, skuadër e ligës së parë por që pretendon ngjitjen në elitën e futbollit turk.
Megjithatë mungesa e hapësirave te klubi nga Samsuni ku shkodrani është një lojtar stoli teksa në këtë sezon është aktivizuar në vetëm 9 takime dhe 3 prej tyre si titullar ndërsa ka luajtur në Kupë kompeticion në të cilin ka shënuar edhe golin e vetëm me fanellën e Samsunspor.
Sëfundmi emri i tij është përfolur edhe për një rikthim te Partizani, por sipas mediave turke Çinari me shumë gjasa do të mbetet në ligën e parë turke.
Samsunspor kërkon ta largojë edhe për faktin se kërkon të lirojë vend për lojtarë të tjerë të huaj ndërkohë që e ardhmja e sulmuesit shkodran mund të jetë te Menemenspor, ekipi që vite më parë mori nga Laçi dy lojtarë Gentian Selmanin dhe David Domgjonin. Interes për Çinarin ka edhe nga Balkisehirspor.