E ardhmja e Marash Kumbullës është ende e pasigurt.
Mbrojtësi e ndoqi humbjen ndaj Milanit nga stoli dhe vazhdon të mbetet një nga emrat më të përfolur në merkaton dalëse të klubit verdhekuq.
Roma kërkon që ta shesë kartonin e mbrojtësit dhe jo ta huazojë. Pista e fundit që ka dalë në skenë është ajo e skuadrës së Torinos, që kërkon ta afrojë 20-vjeçarin që në janar, duke përfshirë në marrëveshje edhe mbrojtësin e djathtë Mërgim Vojvoda.
“Dardani” mund të kalojë në Romë dhe Kumbulla në Torino vetëm pasi ekipi i Juriçit të paguajë një shumë drejt klubit të Murinjos, pasi kartoni i Kumbullës vlerësohet më shumë, siç raporton “TuttoMeracatoWeb”.
Por, jo vetëm Torinoja, për shërbimet e mbrojtësit të Kombëtares janë të interesuar edhe skuadrat e Napolit dhe Fiorentinës.