Skuadra me renome e futbollit Vëllaznimin nga Gjakova sot ka zgjedhur kryesinë e përkohshme.
Gjakovarët shpresojnë të mobilizohen për pjesën pranverore të Ligës së Parë të Kosovës, grupi A.
Qëllimi i tyre është rikthimi në elitën e futbollit të Kosovës.
“Në mbledhjen e rregullt të mbajtur nga Kuvendi i klubit, sot është zgjedhur kryesia e përkohshme e klubit deri në privatizim.
Anëtarë e Kryesisë: Erzen Kumnova, Gazmend Boshnjaku, Lorik Perteshoni, Xhemil Shehu, Kreshnik Komoni, Bekim Bardhi, Faton Batusha, Edi Luzha, Genc Mamusha, Andi Zherka (përfaqësues i tifozëve).
Stafi Administrativ: Besnik Gojani - Menaxher General, Astrit Lloqani - Sekretar i përgjithshëm, Elvin Xërxa - Përfaqësues i juniorëve
Delegati i Klubit: Bujar Guta, përfaqësues për diasporë: Bujar Bobani –SHBA, Arben Mamusha – Belgjikë, Jeton Ramosaj – Norvegji, Meridian Lloqani – Zvicër. Ambasador nderi: Lorik Cana, Shkëlzen Doli e Edita Doli.
Në ditët në vijim do të ju njoftojmë për shtabin teknik dhe futbollistët të cilët do të jenë pjesë e klubit këtë sezon”, njofton KF Vëllaznimi. Skuadra gjakovare përfundoi në vend të 4-të me 21 pikë gjatë stinorit vjeshtor..