Diego Costa kërkon të jetë gjithmonë protagonist dhe të fitojë sa më shumë.
Por ndonëse është pjesë e Atletiko Mineiro që u shpall kampione në Brazil dhe fitoi Kupën, sulmuesi spanjoll ka vendosur të largohet nga ky klub.
Mediat braziliane raportojnë se Diego Costa është i pakënaqur në klub dhe ka gjetur akordin me drejtuesit për të prishur kontratën që lidhën palët në muajin gusht.
Ai luajti 19 ndeshje dhe shënoi 5 gola gjatë kësaj periudhe duke qenë pjesë e rëndësishme e skuadrës në të dy triumfet.
Shumëkush mendonte se Kosta do të kthehej përsëri në Europë, për një aventurë të fundit në futbollin e rëndësishëm në kontinent.
Por duket se ai do të qëndrojë në Brazil, për të vazhduar karrierën atje me Korinthians e Palmeiras që janë gati të firmosin me sulmuesin.