Telashe të mëdha në horizont për Leicester City.
Dhelprat të cilët nuk po zhvillojnë një sezon shumë pozitiv, tashmë duhet të vuajnë edhe mungesën e lojtarit të tyre kryesor për dy muajt e ardhshëm.
Sulmuesi Jamie Vardy ka pësuar një dëmtim në tendinën e gjurit dhe i duhet të qëndrojë jashtë fushave të futbollit për rreth 2 muaj.
Në këtë sezon Jamie Vardy është aktivizuar në 16 ndeshje të Premier League me Leicester City duke shënuar dhe 9 gola.