Në vigjilje të ndeshjes së nesërme ndaj Venecias në transfertë, në orën 12:30, në konferencën e zakonshme për shtyp është shfaqur trajneri i Milanit, Stefano Pioli, i cili ka analizuar këtë takim për kuqezinjtë:
“Kampionati është ky këtu. Në Europë ka ndeshje që janë luajtur dhe disa për raste të rritjes së infektimeve nuk janë luajtur.
Ne jemi të lumtur që kemi luajtur, por do të luajmë ndaj një skuadre që nuk ka luajtur ndeshjen e kaluar.
Gjë e mirë apo e keqe? Do ta shohim nesër. Objektivi ynë është që të fitojmë, më pas janë organet kompetente që do të duhet të marrin vendime jo të lehta dhe ne do të ruajmë linjën e rregullave", tha Pioli.