Cristiano Ronaldo mund t’i japë lamtumirën Mançester Junajtidit në fund të sezonit.
Pavarësisht paraqitjeve të shkëlqyera në fushë (14 gola dhe 3 asiste në 21 ndeshje), sipas “Mirror”-it, ylli portugez po mendon largimin nga “Old Trafford” në qershor për shkak të raportit të vështirë me trajnerin Ralf Rangnik.
Kontrata e sulmuesit skadon në 2023-shin, por CR7 i ka kërkuar garanci klubit se cili do të jetë trajneri i ardhshëm përpara se ai të vendosë për të ardhmen e tij.
“Merrni trajnerin e duhur ose largohem”, ishte titulli i “Mirror”, që merr konfirmim edhe nga “Daily Mail”, se raporti i 36-vjeçarit me teknikun provizor gjerman është bërë më i vështirë sesa ishte parashikuar.