Shumë zëra merkato rreth emrit të Elseid Hysajt, mbrojtësi i djathtë i lindur në vitin 1994, i cili u transferua verën e kaluar nga Napoli te Lazio.
Sipas informacioneve të mbledhura nga redaksia e TuttoMercatoËeb.com për shqiptarin ka pasur kontakte mes klubit italian dhe Atletico Madridit, të cilët së fundmi kanë shitur Kieran Trippier te Newcastle.
Hysaj ka qenë një ide e vjetër e Colchoneros që para se të largohej nga Napoli por në atë kohë De Laurentiis kërkonte 15 mln euro për kartonin e shqiptarit.
Tani pista mund të rikthehet.
Por, nuk është vetëm Hysaj në zërat e merkatos së Serie A pasi Lazio po bën tentativa serioze për të siguruar Nedim Bajramin nga Empoli. Fantazisti shqiptar do të merrte vendin e Luis Albertos, nëse spanjolli përshëndet gjatë verës…
Empoli niset nga një kërkesë prej rreth 14 mln eurosh, por prania e Tares në këtë operacion mund të ulë shifrën.