Ekuban shok skuadre me Cikalleshin?
Konyaspor, ekipi ku luan Sokol Cikalleshi ka piketuar për sulmin, Caleb Ekuban, sulmuesin 27-vjeçar të Genoas.
Një interes të fortë e pranoi edhe vetë trajneri i klubit turk.
“Do të isha shumë i lumtur nëse Ekuban do të vinte këtu. Ai është një nga lojtarët e mi të preferuar.
Kur folëm me drejtuesit tanë, thashë se mund ta përdorim atë në çdo zonë sulmuese, ai di të luajë për ekipin dhe përshtatet. Do të isha shumë i lumtur nëse transferimi do të shkonte mirë, por nuk është një operacion i lehtë”..