Prishtina anulon ndeshjen me Vllazninë e Shkodrës

Futboll

Prishtina anulon ndeshjen me Vllazninë e Shkodrës

Më: 8 janar 2022 Në ora: 12:55
Prishtina anulon ndeshjen me Vllazninë e Shkodrës

Prishtina kishte planifikuar të luante të dielën në stadiumin “Loro Boriçi” në orën 14:00 një miqësore ndaj Vllaznisë, por dje kampioni i Kosovës, ka dërguar kërkesë që të anulohet ndeshja.

Kjo pasi te Prishtina, ka disa mungesa, shkaku që lojtarët nuk po ndjehen mirë dhe disa prej tyre janë në gjendje gripale.

“Ju njoftojmë se disa nga lojtarët tanë kanë probleme shëndetësore dhe e kemi të pamundur që të vijmë në Shkodër. Shpresojmë në mirëkuptimin tuaj”, ka qenë mesazhi i Prishtinës për Vllazninë, teksa dyshohet se disa lojtarë të Prishtinës janë prekur me COVID.

Kjo ua prish jo pak planet shkodranëve, që janë kapur të papërgatitur, pasi me Prishtinën shikohej si provë gjenerale në prag të ndeshjes së kampionatit ndaj Tiranës.

Miqësorja do t’i shërbente trajnerit Tomas Brdariç për të provuar formacionin që do të hedhë në fushë në ndeshjen e javës së 16-të kundër Tiranës, por tani pritet që kuqeblutë të vijojnë edhe disa ditë me përgatitjet në Ulqin të Malit të Zi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat