Barcelona vendos ultimatum

Futboll

Barcelona vendos ultimatum

Më: 8 janar 2022 Në ora: 13:13
Barcelona vendos ultimatum

Barcelona nuk ka ndër mend të tolerojë më sjelljen e menaxherëve të Ousmane Dembelesë.

Rinovimi i sulmuesit francez ka mbetur pezull, teksa menaxherët e lojtarit nuk tërhiqen nga kërkesat e tyre për një pagë më të lartë.

Edhe klubi katalanas nuk lëviz nga llogorja e vet dhe, sipas gazetës “Sport”, Barcelona nuk ka ndër mend të bëjë ndonjë ndryshim në ofertën e saj kundrejt Dembelesë.

Madje, kjo gazetë ka bërë me dije se në klub janë lodhur dhe zhgënjyer nga zvarritja e situatës dhe kanë vendosur të mos pranojnë më asnjë tekë tjetër.

Tashmë klubi “Blaugrana” ka vendosur t’i japë një ultimatum Dembelesë, duke kërcënuar me lënien e tij në tribunë.

Situata është e qartë tashmë, Dembele ose rinovon me kushtet e Barcelonës, ose përfundon në merkaton e dimrit e më keq më shumë, përfundon në tribunë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat