Pergenjeshtrim zyrtar i Barcelonës për lajmin e publikuar sot për pagat e lojtarëve.
Klubi saktëson se nuk e ka dhënë këtë informacion dhe se nuk e di origjinën e tij, për më tepër shifrat e publikuara janë të pasakta dhe jo në përputhje me realitetin.
Barcelona bëri të ditur se Pique, Sergio Busquets dhe Jordi Alba kanë hequr dorë nga një pjesë e pagës me nënshkrimin e marrëveshjes së re, ndaj lajmi se tre lojtarët kanë shtyrë vetëm pagesën nuk janë të vërteta.
Sakaq, Granada njoftoi nënshkrimin e Alex Collado nga Barcelona.
Anësori sulmues, 22 vjeç, nuk ishte përfshirë në listë nga katalanasit, ndaj në këta gjashtë muaj nuk ka qenë asnjëherë në fushë. Transferimi u kompletua me formulën e huazimit të thatë deri në fund të sezonit!