Trajneri i Lazios, Maurizio Sarri, ka folur për urgjencën shëndetësore dhe stadiumet e mbyllura:
“Ka të bëjë me jetën e të gjithëve. Nëse kjo është një pandemi dhe e rrezikshme, bllokimi të jetë total. Ose zvogëlohet si një grip dhe ata me temperaturë qëndrojnë në shtëpi.
Shpresoj të mos kthehemi te stadiumet e mbyllura.
E kemi jetuar këtë përvojë tashmë.
Ata që kanë një pasion të zjarrtë si unë për stadiumet plot, nëse ato mbyllen na humbet dëshira për të dalë në fushë”.