Sulmuesi argjentinas Mauro Icardi, raportohet së tashmë e ka kuptuar së nuk do të ketë shumë hapësirë tek PSG-ja, dhe e ardhmja e tij duket larg Parisit.
Sipas medieve italiane, argjentinasi gjatë këtij muaji, mund të largohet nga ‘Parku i Princave’.
Ish-sulmuesi i Interit është i lidhur me rikthimin në Itali, por jo tek zikaltërit.
Juventusi është duke e monitoruar situatën e argjentinasit, të cilin juventinët fillimisht synojnë ta marrin në formë huazimi, e më pas të blejnë kartonin e lojtarit.