Jo vetëm Erlis Frashëri, Skënderbeu ka kryer një tjetër përforcim në afatin kalimtar te janarit.
Klubi korçar ka gjetur marrëveshjen me Klodian Ginon, duke i dhuruar Migen Memellit një mesfushor shkatërrues.
27-vjeçari nga Berati, i cili mund të luajë edhe si mbrojtës i majtë, ka luajtur gjatë gjithë karrierës së tij në Greqi, aty ku ka garuar me skuadra si Olympiacos, Aris i Selanikut apo Apollon Smyrnis.
Gino ka debutuar sot me skuadrën korçare në miqësoren që po zhvillohet në kompleksin “Tropikal” ndaj Dinamos së Bledi Shkëmbit.
Afrimi i fundit i Skënderbeut ka veshur edhe fanellat e Shqipërisë U21 (10 ndeshje) dhe U19 (3 ndeshje).