Skuadra italiane Fiorentina ka bërë zyrtare sot transferimin në formë huazimi të sulmuesit Krzysztof Piatek nga Hertha Berlini.
Sulmuesi 26 vjeçar, i cili në të kaluarën kishte pasur aventura në Itali me Genoan dhe Milanin, i është bashkuar Fiorentinës në një marrëveshje huazimi prej gjashtë muajsh.
Po ashtu, në marrëveshje është i përfshirë edhe opsioni i blerjes, ku skuadra italiane duhet të paguajë dëmshpërblim prej 15 milionë eurosh drejt Hertha Berlinit.
Siç u konfirmua edhe nga Fiorentina, Piatek do të mbaj numrin 19 në fanellën e tij.