Levante më në fund shijon fitoren e parë dhe atë në javën e 20-të në Kampionatin e Spanjës.
Futbollisti shqiptar, Enis Bardhi, asiston në golin e fitores.
Levante para shikuesve të vet e mposhti me rezultat 2:0 Mallorca-n, në takimin që u zhvillua "Ciutat de València".
Olivan i Mallorca-s, në minutën e 59-të dështon nga penalltia, fat i madh për vendasit.
Në minutën e 47-të, Soldado shënon pas asistimit perfekt të Bardhit.
Në minutën e 83-të, Campana i Levantes përjashtohet me karton të kuq. Bardhi u zëvendësua në minutën e 85-të.
Në minutën e 90+7, Morales thellon fitoren.
Levante është në vend të 20-to me 11 pikë e Mallorca në të 15-tin me 20.