Skuadra e Ligës së Parë të Kosovës, Grupi B, Arbëria nga Dobraja e Madhe e Lipjanit, ka zgjedhur kryesinë e re.
Ky klub synon rikthimin në elitë por në anën tjetër ka edhe një mesazh interesant: Zoti na ndihmoftë!
“Zgjedhet Kryesia e re e KF Arbëria!
Në mbledhjen e mbajtur me datë: 06.01.2022, nga grupi punues i zgjedhur nga Kuvendi i K.F. Arbërisë, morëm këtë vendim:
Pasi që asnjë aksionarë apo donatorë nuk është lajmëruar që të marrë në menaxhim KF Arbërinë, e pamë të arsyeshme që të formojmë një kryesi, që të mos vijë deri te shkatërrimi i klubit. Gjendja momentale financiare në klub është shumë e vështirë, për shkak të mungesës së donatorëve.
Andaj për të dalë nga kjo situatë, grupi punues morri vendim me aprovimin e të gjithë anëtarëve, që të formojë kryesinë e re, me këtë përbërje:
- Drejtor Ekzekutiv: Mehdi Bahtiri
- Sekretar: Amir Uka
- Drejtor sportiv: Behar Gashi
- Menaxher i rrjeteve sociale: Besmir Gashi
Anëtarë të kryesisë:
- Ismet Mukulani
- Enver Breznica
- Nazmi Krasniqi
- Gëzim Llugiqi
- Ylber Statovci
- Lulzim Gashi
Pozitën e presidentit të klubit, vendosëm që ta lëmë të hapur, për donatorin e mundshëm.
Zoti na ndihmoftë!”, njofton KF Arbëria.