Sergio Kalaj u largua nga Lazio në verën që lamë pas për t’u transferuar te Carrarese në Serie C.
Qendërmbrojtësi i Shqipërisë U21 (4 ndeshje me kuqezinjtë e vegjël) ka luajtur 17 ndeshje me Carraresen këtë sezon, duke realizuar edhe një gol.
Paraqitjet pozitive të 21-vjeçarit të lindur në Itali, kanë tërhequr vëmendjen e Frosinones. Skuadra e Fabio Grossos renditet në vend të tetë në Serie B, gjashtë pikë larg vendit të dytë që sjell kalimin në elitë.
Mediet italiane shkruajnë se drejtuesit e Frosinones ndodhen në bisedime të acancuara me homologët e Carrarese, dhe po tentojnë të blejnë kartonin e plotë të lojtarit shqiptar.