AS Roma transferon Maitland-Niles

Futboll

AS Roma transferon Maitland-Niles

Më: 8 janar 2022 Në ora: 17:15
Ainsley Maitland-Niles

Klubi italian AS Roma e ka konfirmuar transferimin e Ainsley Maitland-Niles në formë huazimi nga skuadra angleze Arsenal.

Maitland-Niles i bashkohet “Giallorossëve” në formë huazimi deri në fund të këtij sezoni 2021/22, përcjell KosovaPress.

Mesfushori anglez i krahut të djathtë do të bartë numrin 15 në fanellë te skuadra e Romës.

“Jam tejet i lumtur që jam këtu, dhe mezi pres ta fillojë këtë aventurë. Dua që ta ndihmoj skuadrën dhe të tregoj se çfarë mund të bëjë si lojtar. I falënderoj shumë tifozët për përkrahjen që e kanë treguar deri tani dhe shpresoj që deri në fund të këtij sezoni do të bëjmë diçka”, tha Maitland-Niles.

Që prej daljes nga akademia e Arsenalit, Maitland-Niles ka arritur të bëjë 132 paraqitje në të gjitha garat për skuadrën londineze, ku në të kaluarën në formë huazimi ka qenë pjesë e skuadrave si Ipswich Town dhe West Bromwich Albion.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat