Me fillim nga ora 18:30 do të fillojë ndeshja mes kampionit evropian Chelsea dhe skuadrës së Chesterfield, e vlefshme kjo për raundin e tretë të FA Cup.
Të dy skuadrat rikthehen nga fitoret në ndeshjet e tyre të fundit, ku Chelsea e mposhti me rezultat 2:0 skuadrën e Tottenham, kurse Chesterfield e mposhti me rezultat 1:0 skuadrën e King’s Lynn.
Në këtë garë, Chelsea u kualifikua direkt në raundin e tretë, kurse Chesterfield e mposhti skuadrën e Salford me rezultat 2:0 për të siguruar kualifikimin në këtë raund.
Tanimë, të dy trajnerët e dy skuadrave kanë publikuar formacionet me të cilat do ta fillojnë këtë ndeshje, dhe ato zyrtare i gjeni më poshtë.
Chelsea (3-4-3): Bettinelli; Christensen, Sarr, Hudson-Odoi; Hall, Kovacic, Saul, Ziyech; Pulisic, Lukaku, Werner
Chesterfield (4-3-3): Loach; Kerr, Gunning, Croll, King; Weston, Oyeleke, Whittle; Khan, Kellermann, Tshimanga