Sociedad arkëton tre pikë të mëdha në përballje me Celta Vigon, duke e mposhtur me rezultat 1:0.
Futbollisti Adnan Januzaj u paraqit nga minuta e parë, duke u angazhuar në maksimum për tre pikët e Sociedadit.
Mikel Oyarzabal është autor i golit të fitores, duke shënuar në minutën e 13-të.
Januzaj u zëvendësua në minutën e 78-të.
Sociedad është në vend të katërt me 33 pikë, ndërsa Celta renditet i 12-ti me 23.