Southampton dhe Armando Broja e fillojnë vitin 2022 me FA Cup. “Shenjtorët” zbresin në fushë duke nisur nga ora 18:30, teksa do të sfidojnë Swansea në transfertë.
Në lojë është një biletë për një raundin e 1/16-ve në FA Cup. Trajneri Ralph Hasenhuttl e ka zgjedhur titullar sulmuesin e talentuar të kombëtares shqiptare, që do synojë ta nisë vitin e ri me gol.
20-vjeçari nga Malësia e Madhe ka realizuar 6 gola deri tani me ekipin ku është huazuar nga Chelsea: 4 në Premier League dhe 2 në League Cup.
Ndeshja Swansea-Southampton do të transmetohet live në Supersport 5 në komentin e gazetari Anarildo Alia.