Leicester City siguroi kualifikimin në raundin e 1/16-ave të FA Cup pasi mposhti lehtësisht pasditen e kësaj të shtune Watfordin që tashmë drejtohet nga trajneri që bëri historinë me dhelprat në 2016-ën, Claudio Ranieri. Leicester triumfoi me shifrat 4-1 në King Power Stadium duke prerë një biletë për në 16 më të mirat e këtij kompeticioni me dhelprat që synojnë të mbrojnë titullin e fituar një vit më parë. Golat për skuadrën e Brendan Rodgers u shënuan nga Tielemans, Maddison, Barnes dhe Albrighton.
Surprizën e ditës në FA Cup e bëri Newcastle United që u eliminua nga skuadra e kategorisë së 3-të Cambridge United që arriti të triumfonte me rezultatin 0-1 brenda në St James Park.
Avancuan më tej Crystal Palace, Brentford dhe Fulham ndërkohë që surprizoi jo pak Kidderminster.
Për herë të parë një skuadër e kategorisë së 6-të preku raundin e 1/16 të FA Cup, pasi Kidderminster me një shqiptar në fushë mbrojtësin Geraldo Bajramaj mposhti 2-1 me përmbysje Reading duke bërë historinë.