Si shumë ekipe tjera edhe skuadra e futbollit Phoenix nga Baja përforcon radhët e veta.
Klubi që garon në Ligën e Parë të Kosovës, Grupi A, synon të jetë më i fortë për pjesën e dytë të kampionatit.
“Është arritur marrëveshja me portierin Visar Haxhijaj!
Visari është një emër i njohur dhe me përvojë në futbollin kosovar, ku ishte pjesë e shumë klubeve të Superligës.
Ne i urojmë mirëseardhje dhe i dëshirojmë suksese në klubin tonë!”, njofton FC Phoenix.