Milani në bisedime me tre lojtarë për të rinovuar kontratat

Futboll

Milani në bisedime me tre lojtarë për të rinovuar kontratat

Më: 8 janar 2022 Në ora: 19:41
AC Milan

Gjigandi italian AC Milan është në bisedime të avancuara për të rinovuar kontratat e lojtarëve si Theo Hernandez, Ismael Bennacer dhe Rafel Leao.

Lajmin e ka konfirmuar drejtori teknik i Milanit Paolo Maldini, i cili dëshiron që treshja në fjalë të vazhdojnë të ardhmet e tyre në stadiumin “San Siro”.

“Ne jemi në bisedime të avancuara për të rinovuar kontratën e Theo Hernandez dhe të Bennacer. Po ashtu, ne jemi në bisedime me Rafael Leao. Plani jonë është që të vazhdojmë kontrata e të gjithëve së shpejti”, tha Maldini.

Kontrata aktuale e Theo Hernandez përfundon me 30 qershor të vitit 2024, njëjtë sikurse kontrata e tjera të Ismael Bennacer dhe Rafael Leao.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat