Futbollisti pëson sulm në zemër

Futboll

Futbollisti pëson sulm në zemër

Më: 8 janar 2022 Në ora: 22:20
Futbollisti pëson sulm në zemër

Ousmane Coulibaly, lojtari i el-Wakrah pësoi sulm në zemër sot gjatë ndeshjes ndaj Al-Rayyan.

NSuper Liga e Katarit e zbuloi më pas në një deklaratë ku njoftonte se futbollisti kishte pësuar atak në zemër, duke njoftuar gjithashtu se tashmë gjendja ishte stabilizuar.

Futbollisti ishte i shtrirë brenda portës në minutën e 42 të lojës, pasi i ra të fikët. Shërbimet mjekësore të klubeve e trajtuan me urgjencë dhe pak minuta më vonë u fut një ambulancë.

Lojtarët e të dyja skuadrave shfaqën që në momentin e parë një shqetësim të jashtëzakonshëm për gjendjen e futbollistit afrikan dhe në fakt anëtarët e skuadrës së tyre i kërkuan arbitrit që të mos vazhdonte lojë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat