Trajneri i Barcelonës, Xavi, ka fajësuar mungesën e përvojës në ekip pas barazimit të fundit 1:1 ndaj Granadës sot (e shtunë).
Ky barazim la shije të hidhur të klubi nga Camp Nou dhe trajneri Xavi i frustruar pretendoi se vendimmarrja e keqe në momentet kyçe minoi ekipin e tij në minutat e fundit dhe i lejoi ata të humbnin dy pikë.
“Është turp të mos fitosh, por ky rezultat ka ardhur nga gabimet tona”, ka thënë fillimisht Xavi pas ndeshjes për gazetën Marca.
“Është mungesë eksperience dhe largimi na ka pakësuar. Kemi humbur dy pikë shumë të rëndësishme”.
“Ne nuk mund të largohemi nga këtu të lumtur dhe duhet të jemi vetëkritikë”, përfundoi trajneri i Barcelonës.
Ndeshja e radhës për Barcelonën është një udhëtim në Arabinë Saudite për t’u përballur me Real Madridin në Superkupën e Spanjës.