Benzema arrin kuotën e 300 golave!
Real Madrid ka arritur të kalojë në avantazh pas një 11 metërshi të akorduar nga gjyqtari.
Karim Benzema ishte ai i cili dërgoi topin nga pika e bardhë e penalltisë në minutën e 43-të.
Kështu, Benzema me këtë gol ka arritur kuotën e 300 golave me fanellën e “Los Blancos”.