Benzema e Vinicius të papërmbajtshëm, secili shënuan nga dy gola.
Real Madridi arkëton tre pikë të mëdha në luftë për titullin e kampionit në Spanjë.
Reali ka shënuar fitore me rezultat 4:1 ndaj Valencisë, në ndeshjen që u zhvillua në stadiumin “Santiago Bernabeu” në Madrid.
Madrilenët pas humbjes befasuese me 1:0 nga Getafe me 2 janar, sonte iu kthyen serisë së fitoreve në kampionatin spanjoll.
Në minutën e 43-të, Karim Benezma u tregua i saktë nga penaltia, 1:0.
Për sulmuesin francez, Benzeme, është goli i 300 në fanellën e Realit.
Në minutën e 52-të, Vinicius Junior, mashtroi tërë mbrojtjen rivale duke shënuar për 2:0. I njëjti futbollist shënon edhe në minutën e 61-të, 3:0.
Në minutën e 76-të, Guedes pas dështimit nga penalltia, topin e rikthyer e fut në rrjetë, 3:1.
Benzema shënon sërish, 4:1 në minutën e 88-të.
Reali kryeson me 49 pikë pas 21 jave e Valencia është në të nëntin me 28 sosh.