Fabio Cannavaro mund ta ketë sfidën që kërkonte shumë shpejt. Trajneri napolitan, ka rrëfyer në tetor, se ishte në kërkim të një eksperience në Europë, pas viteve të tij në Kinë dhe sipas ‘Sky Sport’, ai ka marrë një telefonatë nga skuadra polake, e cila sapo ka humbur portugezin Paulo Sousa.
Italiani është emri i parë që zëvendëson trajnerin e ri të Flamengos dhe duhet të nxitojmë të marrim vendimin: Polonia në mars do të luajë kualifikimin për në Botërorin në “play-off” kundër Rusisë.
Sipas ‘Sky Sport’, në fakt, ish-juventini ka udhëtuar për në Varshavë këtë të shtunë për të negociuar me federatën polake dhe ka optimizëm për përfundimin me sukses të operacionit.
Fabio Cannavaro filloi aventurën e tij të trajnerit më 2014, duke marrë frenat e Guangzhou, më pas kaloi nëpër Al-Nassr, pastaj u kthye përsëri në Kinë fillimisht me Tianjin dhe përsëri me Guangzhou. Polonia nuk do të ishte aventura e tij e parë si trajner, pasi në vitin 2019 ai ishte edhe trajner i Kinës, edhe pse vetëm për dy ndeshje.