Lorenzo Insigne do të luajë muajt e fundit me fanellën e Napolit dhe nga 1 korriku do të transferohet në Kanada, ku do të bëhet lojtar i Torontos (kontratë deri në vitin 2027 për tetë milionë euro neto plus bonuse në sezon).
Klubi i Mls ka shpallur zyrtarisht marrëveshjen me kapitenin napoletan në kanalet e tij sociale, duke publikuar në Twitter një video me golin e shënuar nga Insigne ndaj Belgjikës në Euro 2020. Më pas, profili zyrtar i Torontos, postoi edhe fjalët e para të Insigne.
“Përshëndetje, unë jam Lorenzo Insigne dhe përshëndes të gjithë tifozët e Torontos. Jam i lumtur për aventurën e re, falenderoj klubin dhe shihemi në korrik. Të gjithë për një!”
Në rrjetet sociale, edhe presidenti i klubit kanadez, Bill Manning, i lumtur ka njoftuar marrëveshjen e arritur: “Kjo është një ditë historike dhe emocionuese për klubin tonë. Lorenzo është një sulmues i klasit botëror në kulmin e karrierës së tij. Ai ishte kampion i bota. Europa me Italinë dhe ka performuar në skenat më të mëdha gjatë karrierës së tij në klub me Napolin. Lorenzo ka talentin për të ndryshuar lojën. Ai luan me gëzim dhe pasion dhe tifozët dhe mbështetësit tanë do të duan ta shohin atë si një anëtar të ekipit tonë.”
I intervistuar nga SportWeek, trajneri i kombëtares, Roberto Mancini, ka komentuar kalimin e Lorenzo Insigne në Toronto: “Tani luan për Napolin dhe do të luajë atje deri në qershor. Nuk e di se çfarë do të ndodhë, kampionati botëror është në nëntor, gjithsesi është afër…”.
He said the thing! #AllForOne@Lor_Insigne | #TFCLive pic.twitter.com/uePtzRT0rU
— Toronto FC (@TorontoFC) January 8, 2022