FA Cup angleze vazhdon sot me disa ndeshje tejet interesante në kuadër të raundit të tretë.
Ndeshja hapëse e këtij programi do të zhvillohet nga ora 13:30, ku në stadiumin “Kenilworth Road” takohen dy skuadrat Luton dhe Harrogate.
Ndërkaq, ndeshja më interesante do të jetë ajo mes Liverpoolit dhe Shrewsbury, takim ky që do të zhvillohet pa prezencën e trajnerëve Jurgen Klopp dhe Pep Ljinders, pasi që të dy kanë rezultuar pozitivë me Covid-19 dhe do të mungojnë nesër në “Anfield Road” me fillim nga ora 15:00.
Programin e sotëm të ndeshjeve do ta mbyll ajo mes skuadrës së Nottingham Forest dhe asaj të Arsenal.
Të gjitha ndeshjet e sotme të FA Cup i gjeni më poshtë.
13:30 Luton – Harrogate
15:00 Cardiff – Preston
15:00 Charlton – Norwich
15:00 Liverpool – Shrewsbury
15:00 Stoke City – Leyton Orient
15:00 Tottenham – Morecambe
15:00 West Ham United – Leeds
15:00 Wolverhamtpon – Sheffield United
18:10 Nottingham Forest – Arsenal