Disa gjëra nuk ndryshojnë kurrë.
Dani Alves asistin e fundit në La Liga përpara se të largohej nga Barcelona e kishte dhënë pikërisht në një ndeshje ndaj Granadas në datën 14 maj të 2016-ës dhe pikërisht asistin e parë pas rikthimit anësori brazilian tashmë 38-vjeçar dha pikërisht ndaj Granadas në ndeshjen e mbrëmjes së të shtunës, kur shërbeu për holandezin Luuk De Jong që zhbllokoi shifrat.
Statistikat janë vërtet të veçanta dhe prandaj e bëjnë më të bukur futbollin.
Alves po tregon formën e tij.