Trajneri i Portos, Sergio Conceicao ka përjetuar një lumturi të madhe gjatë fitores së minutave të fundit ndaj Estoril në Primer Liga të Portugalisë, pasi përveç tri pikëve, goli i fitores erdhi nga djali i tij 19-vjeçar Francisco Conceicao.
Porto arriti t’i marrë tri pikë shumë të vlefshme në minutat e fundit, pas fitores 3-2 ndaj Estoril të shtunën në mbrëmje.
Liderët e ligës portugeze ishin duke humbur 2-0 pas 45 minutave të parë falë golave të Arthur dhe Andre Franco, shkruan Telegrafi.
Por, pjesa e dytë ishte e çmendur për Porton, pasi Mehdi Taremi (49’) shënoi për 1-2 dhe Luiz Dias (84’) barazoi shifrat në 2-2, ndërsa pesë minuta më vonë asistoi golin e fitores për ekipin e tij.