Viti i Ri fat i ri? Në fillim të gjysmës së dytë të sezonit në Ligue 1, Xherdan Shaqiri dhe Lyon do të përballen me liderin e kampionatit PSG, shkruan media zvicerane “srf.ch”.
Duelet mes Olympique Lyon dhe Paris St-Germain “prodhojnë” çdo herë emocione.
Ndeshja e parë e sezonit ishte spektakolare kur parisienët fituan 2:1 në minutën e fundit.
“Reprezentuesi zviceran, Xherdan Shaqiri, luan për Lyonin që nga gushti dhe ende nuk e ka gjetur vendin e tij.
Në kampionat ai deri më tani është futur vetëm në 8 nga 19 ndeshje. Së fundmi ai vuante edhe nga virusi, por pak ditë më parë u rikthye në stërvitje.
Lyon dhe Shaqiri do të bëjnë gjithçka për të ndryshuar gjërat në vitin e ri”, shkruan mes të tjera media zvicerane.