Coincencao: Onana te Interi, hap i madh përpara!

Futboll

Coincencao: Onana te Interi, hap i madh përpara!

Më: 9 janar 2022 Në ora: 13:25
Coincencao: Onana te Interi, hap i madh përpara!

Trajneri i Kamerunit Toni Coincencao para ndeshjes debutuese në Kupën e Afrikës ndaj Burkina Fasos është ndalur për të komentuar zgjedhjen e portierit titullar të luanëve të Afrikës, Andre Onana i cili ka firmosur për Interin dhe nga vera e ardhshme do të jetë pjesë e skuadrës zikaltër.

“Më ka thënë që është shumë i lumtur. I uroj më të mirat e mundshme te Interi dhe shpresoj të përshtatet sa më shpejt me futbollin italian.

Përsa i përket aspektit individual, Onana është i jashtëzakonshëm por shpresoj të jetë po kaq i mirë edhe në nivel skuadre.

Kur vjen në kombëtare, Onana shfaq shumë besim te aftësitë e tij dhe kjo gjë e ndihmon edhe skuadrën. E dinim që do të firmoste me Interin nga një ditë në tjetrën dhe tani që ka firmosur jemi të lumtur për të dhe për rritjen e tij profesionale”, deklaroi trajneri i Kamerunit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat