Empoli starton sërish me dy shqiptarët!
Nedim Bajrami dhe Ardian Ismajli do të startojnë sërish me skuadrën e Empolit ditën e sotme. Duket se shqiptarët janë bërë titullarë të padiskutueshëm për Andreazolin pas performancave të tyre.
Empoli do të presë në fushën e saj Sasuolon, për sfidën e javës së 21-të në Seria A.
Ismajli në mbrojtje dhe Bajrami pas dy sulmuesve, do të jenë sërish pjesë e ekipit njësoj si në sfidën me Lacion.