Juventus dhe Milan kanë nisur bisedimet me Julian Alvarez.
Lojtari i River Plate po zgjon vëmendje të madhe nga skuadrat italiane në merkaton e janarit.
Calciomercato raporton se Juventus dhe Milan të dyja kanë zhvilluar negociata me përfaqësuesit e sulmuesit të River Plate, Julian Alvarez.
Agjenti i 21 vjeçarit, Fernando Hidalgo thuhet se udhëton drejt Italisë këtë javë për të tentuar të mbyll një marrëveshje me njërën nga skuadrat e Serie A.
Fiorentina janë po ashtu në mesin e skuadrave që duan Alvarez, por Hidalgo dëshiron Juven, Milanin apo Atletico Madridin.
Atletico Madrid shihet si alternativë e tretë, pasi Serie A preferohet më shumë nga lojtari dhe përfaqësuesit e tij.