PSG me 11 mungesa ndaj Lyonit!
Paris Saint Germain ka një mal me mungesa në sfidën ndaj Lyon për shkak të mungesave dhe mbi të gjitha Covid-19.
Trajneri Pochettino pak orë para ndeshjes ka publikuar listën e të grumbulluarve për këtë duel ku përveç mungesës së Messit dhe Neymar bien në sy edhe mungesat e Bernat, Danilo Pereira, Donnarumma, Di Maria, Draxler e Sergio Rico të cilët janë me Covid-19.
Ndërkohë që Hakimi, Diallo e Gueye janë të impenjuar në Kupën e Afrikës. 11 mungesa për një sfidë të rëndësishme por për një skuadër si PSG nuk janë shumë.